Vullnet Daci, 37-vjec, i njohur me pseudonimin “Ledi”, është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Manisës në Valencia.
Daci, një person me precedentë të shumtë penalë në Itali, ishte arrestuar në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Shefi”, ku u godit një grup kriminal i trafikur ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që emri tij ka dalë sërish si i përfshirë edhe në operacionin “Kulmi” në 2020, sërish për trafik ndërkombëtar droge.
Daci ishte arrestuar për herë të fundit në korrik 2020, pasi kishte qëlluar disa herë me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasanos, pas një debati në rrugë me persona të tjerë.
Megjithatë, në vitin 2023 ai ndodhej mesa duket në “Arrest shtëpie” pasi sipas mediave italiane ishte larguar nga banesa e tij në Modugno në verën e atij viti.
Nga hetimet rezulton se ai ishte larguar fillimisht në Francë, ndërsa ditët e fundit është arritur të lokalizohet dhe kapet pas nje bashkëpunimi ndërkombëtar në aeroportin e Valencias në Spanjë.
Daci pas kthimit në Itali do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg.