Ditën e sotme, policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Pllumb Lohja 48-vjeç. Lohja ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin N. L., 38-vjeç (i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024), në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë.
Gjatë operacionit, në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi:
Vijon operacioni policor i koduar “Luarza 1”, që goditi një muaj më parë, një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim, njëri nga 2 autorët e këtij rasti.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin Pllumb Lohja, 48 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasi N. L., 38-vjeç (i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024), në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë. Gjatë operacionit, në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.