Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Igli Pashollarit pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë. Gazetari Edison Vatnikaj informon se autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa.
Sherri mendohet se ka nisur në trotuar. Ku Pashollari është sulmuar nga një grup personash.
Më pas ai ka ecur 3 – 4 metra tek dera e makinës ku dhe është rrëzuar.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë pamjet e të cilave janë sekuestruar.
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.”, njofton policia.
Egli Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit.


