Gjatë natës i është vënë tritol banesës së policit Zef Kola në Lezhë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz, vetëm materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa dyshohet se tritoli i është vënë për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.
Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./albeu.com