Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia në Durrës. Xhonatan Haxhia, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”.
Ai dyshohet të jetë implikuar në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
Megaoperacioni “Tempulli 2”, vijon në të gjtihë vendin, ndërsa në qarkun e Durrësit numri i të arrestuarve nga ky operacion ka shkuar në 52.
Shkon 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.
Njoftimi i policisë:
“Durrës/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shkon 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin 29 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.