EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet bosi i “Ndrangheta”

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia kolumbiane si i dyshuar  si pjesëmarrës në bandën mafioze “Ndrangheta” më bazë në Itali.

Massimo Gigliotti, 55 vjeç, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane sipas një njoftimi të kuq të INTERPOL-it për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Arrestimi i të dyshuarit, Massimo Gigliotti, erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Drangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.


Shtuar 1.12.2023 09:40