Një 47-vjeçar nga Shkodra është arrestuar i, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Armand Dani (Isaj) është vënë nga policia në lagjen “Dobraç” në Shkodër.
47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ai duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.
Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë./Albeu.com/