Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas, i cili ishte në këkim ndëkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Pajtim Shytin, 43 vjeç.
Shyti ishte shpallur në kërkim nga Mali i ZI i cili e kishte dënuar tre herë nën akuzën “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ndërsa në Shqipëri është akuzuar në tre qytete në Gjerokastër, Vlorë dhe Berat me disa vite burg.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftim policie
Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendngjarjet”, për të vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim.
3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, lokalizohet dhe kapet 43-vjeçari.
Këtij shtetasi i duhet të vuaje mbi 7 vjet burgim në Shqipëri dhe gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për veprimtari të ndryshme kriminale, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vendngjarjet”.
Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat.
Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:
•Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike;
•Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi;
•Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com