Petrit Kamberi, 54 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës.
54-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sipas njoftimit të policisë, në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/