EMRI/ I dënuar në Angli, Prokuroria i sekuestron pasuri me vlerë 500 mijë euro lezhjanit

Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar 9 pasuri që i përkasin shtetasit Gjovalin Kozhuta dhe familjarëve të tij.

Kozhutaj rezulton i dënuar nga autoritetet angleze për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pasuritë dyshohen se janë krijuar nga veprimtaria kriminale. Pasuritë e sekuestruara përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 euro.

Nën sekuestro janë vënë:

– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e regjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e regjistruar në emër të shtetasit Gj.K.;

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e regjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);

– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K./Albeu.com


Shtuar 30.10.2023 13:54