Faqja zyrtare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është hapur në vitin 2017 dhe duket se nuk ka qenë llogaritur që mo vonë do të shërbenti si faqe e drejtuesit të shtetit.
Faqja aktuale e Kurtit u hap me emrin “Krejt Kosova me Albin Kurtin”, në atë kohë Lëvizja Vetëvendosje po pësonte rritje në përqindje gjatë zgjedhjeve parlamentare.
“Krejt Kosova me Albin Kurtin” ka qëndruar vetëm një ditë, duke marrë më pas emrin e kryetarit të VV-së.
Faqja e kryeministrit është përdorur për komunikim zyrtar lidhur me takimet dhe aktivitetet e tjera politike, si dhe për thirrje për votim përgjatë kohës së fushatave elektorale në zgjedhjet parlamentare e lokale.