EMRI/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi i bllokuar në kanal, pamje nga aksidenti i rëndë në Lushnjë

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjës.

Automjeti drejtohej nga Elnis Allkanjari. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë pasi makina përfundoi në kanal.


Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit, në gjendje të rëndë.


Shtuar 19.01.2024 20:52