EMRI/ Goditi me thi*ë komshiun pas një sherri për parkim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Ervin Qose, 46-vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi goditi me thikë komshiun e tij.

Ngjarja u shënua pas një sherri për parkimin e makinave, një ditë më parë në rrugën “Jakov Xoxa”.

Fatmirësisht i plagosuri, 31-vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për gjetjen e thikës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.08.2025 12:30

Tags: ,