Prokurori Adnon Xholi ka depozituar kërkesën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për të kandiduar për postin e kreut të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Kështu Xholi bëhet kandidati i parë, i cili synon të marrë drejtimin e institucionit të ri të drejtësisë.
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.
Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat./albeu.com