Një inicident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se shoferi prokurorit të SPAK Alfred Shehu, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës, ka kërcënuar shefin e qarkullimit rrugor.
Siç raportohet 20-vjeçari Mateo Ademi kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë. Konkretisht bëhet fjalë për një gjobë që Ademi kishte marrë në Elbasan teksa lëvizte me makinën e tij private.
Lidhur me kërcënimin që shoferi 20-vjeçar i ka bërë shefit të qarkullimit rrugor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka nisur hetimet. AMP po heton gardistin në gjendje të lirë.