EMRI/ Dhunoi djalin e bashkëjetueses, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin Ermal Zija pasi ka udhtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin Ermal  Zija, 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 09:13