EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje.

U raportua se Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit.

Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.

Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet policore nxisin qytetarët të denoncojnë çdo formë dhune, duke garantuar se rastet do të trajtohen me seriozitetin dhe urgjencën që kërkojnë.


Shtuar 15.07.2025 23:31