EMRI/ Cigarja që nuk piu kurrë, shqiptari bie nga shkallët e shtëpisë dhe vdes, la pas 2 fëmijë

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Bëhet fjalë për Flogert Rroshin, i cili la pas bashkëshorten e tij Esmën dhe dy fëmijët 14 dhe 10 vjeç. Flogert Rroshi ndërroi jetë në një incident në shtëpi, kur ra nga shkallët e banesës ku jetonte.

Siç raporotjnë mediat italiane, emigranti fatkeq, i cili më 29 dhjetor 2023 ishte pajisur me nënshtetësi italiane, po zbriste në katin e parë të shtëpisë për të pirë cigare para se të flinte gjumë. Për fatin e tij të keq ai nuk e konsumoi kurrë atë cigare.

Rënia ishte fatale. Pavarësisht ndihmës së mjekëve Flogert Rroshi ndërroi jetë. Flogerti kishte shkuar në Itali që prej vitti 2000 për një jetë më të mirë./albeu.com


Shtuar 19.03.2024 11:51