Emri/ Bie nga shtylla ku po punonte, humb jetën elektricisti në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kovashicë të Bulqizës, ku elektricisti Ylli Boba, ka humbur jetën, pasi është rrëzuar teksa po punonte në një shtyllë.

Si pasojë e rrëzimit, shtetasi Ylli Boba, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën.

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Ylli Boba., me profesion elektricist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën

Shtetasi Ylli Boba, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Shtuar 31.01.2024 14:35