EMRI/ Autor i disa vjedhjeve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën Françesko Doçit edhe një sasi lënde kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:

F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.


Shtuar 10.08.2025 10:31

Tags: ,