Polica ka arrestuar Dorjan Sherifin, gjatë një operacioni të zhvilluar në Durrës. Sherifi është personi, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli.
Aldo Avdyli i cili është arrestuar nga polica më parë në një apartament pranë “Liqenit të Thatë”, ishte në kërkim nga SPAK. Ai ishte i dyshuar lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut. Arrestimi i tij ka qenë pjesë e hetimeve intensive të organit të posaçëm.