Klajdi Vraja, 20 vjeç, është shqiptari që u kap me shtëpi bari në Britani të Madhe. Në ambientet e shtëpisë së barit u gjetën rreth 800 bimë me vlerë rreth 1.6 milion paund, ka thënë më parë Policia e Luginës së Thames.
Duke u paraqitur para Gjykatës së Kurorës së Oksfordit të premten në mëngjes, Vraja, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.
Në Gjykatë, i riu shqiptar foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe për të mos pranuar fajësinë.
Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer në gjykatë në dhjetor, kur parashikohet se mund të merret vendimi sesa do të dënohet./albeu.com