Emrat/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në

Në rendin e ditës për seancën e sotme, u miratuan anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku, për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.


Shtuar 25.07.2024 11:00