Emrat/ Zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve, shumica pa garë

Këtë të premte, zhvillohen sot zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 Universiteteve publike. 6500 pedagogë dhe 88 mijë studentë në Universitetet publike, votojnë për drejtuesit e rinj të këtyre institucioneve.

Në pjesën më të madhe të këtyre e institucioneve, veçanërisht në Universitetet e Tiranës, mungon gara. Kandidatët për rektorë nuk kanë kundërshtarë në këto zgjedhje.

Një tjetër shqetësim për Universitetet, është se një pjesë e kandidatëve që garojnë për rektor apo dekan, janë denoncuar në media për plagjiaturë.

Zgjedhjet në Universitetin e Elbasanit

Zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Zgjedhjet nisin në orën 08.00 dhe përfundojnë në orën 16.00. Janë hapur 5 qendra votimi në ambientet e 5 fakulteteve.

-Drejtues i njësisë kryesore, Dekan

Votojnë 216 staf akademik  dhe 6593 studentë.

Kandidatët për dekan në Fakultetin e Shkencave të Edukimit

– Prof.Asoc.Bujar Dilaver Kapllani

-Prof.Asoc.dr. Elisabeta Luan Osmanaj

Kandidate për dekan i Fakultetit te Shkencave Mjekësore Teknike:

– Prof.Asoc.Dr. BIunilda veis Elezi

Kandidatë për dekan Fakultetit Ekonomik:

– Prof.Asoc.Dr. Alketa Vangjeli

– Prof.Asoc.Dr. Shpëtim Cerri

Lista e kandidatëve për pozicionin dekan, Fakulteti i Shkencave Humane:

– Prof.as.dr. Ardian Skënder Lalni

– Prof.as.dr. Teuta Shaqir Toska

Kandidatët për dekan  Fakulteti i Shkencave të Natyrës:

– Prof.Asoc.Dr. Bederiana Shyti

– Prof.Asoc.Dr. Blerina Pupuleku

Zgjedhjet në Universitetin e Gjirokastër

Në universitetin Eqerem Çabej në Gjirokastër zgjedhjet kanë nisur në orën 08:00. Janë gjithsej tri qendra votimi. Votojnë 99 zgjedhës nga stafi akademik dhe 1410 studentë. Kandidati i vetëm për rektor është Jaho Canaj. Aktualisht është zv/rektor.

Zgjedhjet në Universitetin e Korçës

Edhe në Universitetin Fan Noli në Korçë procesi i votimit ka nisur normalisht. Janë 4 qendra votimi.  Votojnë më shumë se 150 pedagogë, afro 3000 studentë. Kandidatë për rektorë janë:

Irena Nikaj

Lenci Ekonomi

Robert Damo

Nesër më shumë se 150 pedagogë dhe afro 3000 studentë, do të votojnë për autoritet dhe organet drejtuese të universitetit “Fan Noli” të Korçës, bëhet fjalë për rektorin e këtij universiteti, për 4 dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve si dhe për anëtarët e senatit akademik. Burime pranë këtij Universiteti thanë se do të jetë 4 qendra votimi, që korrespondojnë me 4 fakultetet e këtij universiteti. Procesi zgjedhor që fillojë në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 15:00, për të vijuar me pas me numërimin e votave.

Në garë për postin e rektorit janë 3 kandidatë, Lorenc Ekonomi, Irena Nikaj dhe Robert Damo. Ekonomi e ka herën e tretë që garon për rektor të këtij universiteti, ndërkohë që Nikaj dhe Damo kandidojnë për herë të dytë.

Sa i përket posteve për dekanë, në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Bujqësisë kandidatët garojnë të vetëm, bëhet fjalë për Ledina Alollin që garon për një mandat të dytë në krye të Fakultetit të Ekonomisë dhe Besnik Skënderasin, që kërkon të marrë drejtimin e Fakultetit të Bujqësisë.

Ndërkohë që në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, garojnë për dekan Jonela Spaho dhe Anyla Saraçi dhe tek Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane në garë janë Sonela Stillo dhe Rafail Prodani.

Të tre kandidaturat për rektor të këtij universiteti kanë patur në platformat e tyre disa pika të përbashkëta. Ata kërkojnë rritjen e kapaciteteve akademike duke synuar rekrutimin e shkencëtarëve me nivel të lartë, zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, ndërkombëtarizimin, zgjerimin e ndikimit në rajon, përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe akreditimin e programeve të studimit.


Shtuar 21.06.2024 11:29