EMRAT/ Zbulohen mbi 3 mijë fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim 2 të tjerë

Policia, gjatë një operacioni anti-kanabis në Lezhë, ka zbuluar në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar, Serxhio Bregna (Matija) banues në Velipojë, Shkodër, i cili rezulton person  i shpallur në  kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale  plagosja e lehtë me dashje.

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Mateo Bregna 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe Florjan Fratija  30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë  u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër,  person  i shpallur në  kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale  plagosja e lehtë me dashje

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën  për kapjen e tyre.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.


Shtuar 25.05.2025 13:30

Tags: ,