Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në Prizen. 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i DVP Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet.
Konflikti ishte i çastit, fizik në lokal jo me armë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë pasi në Spitalin Rajonal të Kukësit mungojnë specialistët e mjekësisë ligjore.