EMRAT/ Tragjedia në familjen shqiptare në New York, kush është aktori shqiptar që hodhi gruan shtatzënë nga pallati dhe më pas u vetëflijua

Foto ilustruese

Është zbardhur ngjarja tragjike në New York, ku një shqiptar hodhi bashkëshorten e tij nga pallati në ditën e ditëlindje  dhe më pas u hodh edhe vetë.

Florind Belliu, aktor 35-vjeç dhe Ornela 28-vjeçe mësohet të jenë dy viktimat.

Çifti është konfliktuar dhe Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni ndërsa më pas ka marrë vendimin të vetëflijohet duke u hedhur edhe vetë.

E gjitha skena ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur. Ajo që e bën akoma më të rëndë aktin është se 28-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tretë, bën të ditur Dosja.al.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit shqiptar që ka sjellë ngjarjen tragjike./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 22:51