Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. Redian (Refik) Doda u shpall fajtor për “prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim dhe u dënua përfundimisht me 5 vite e 4 muaj burg, pasi i ulet një e treta e dënimit fillestar. Akuzat e tjera, për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, u rrëzuan.
Fabi Isaku u dënua për të njëjtën vepër me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa akuzat për grup të strukturuar kriminal nuk u provuan.
Ndryshe, Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, përfshirë trafikimin e narkotikëve në tre episode dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 38 procedimi, të vitit 2023, ndaj të pandehurve Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 80, datë 11.12.2025 vendosi:
1. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287/1 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.
4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redian Doda alias Refik Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
6. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Fabi Isaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fabi Isaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.
8. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabi Isaku, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj.
9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fabi Isaku do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit (alias Artur) Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023 (ep 1), 17.02.2023 (er. 2) si dhe 13.03.2023 (ep. 4), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.
12.Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Zabit Fisniku, me vendimin nr. 66 akti, datë 28.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
13. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Zabit Fisniku nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.
14.Lidhur me sendet dhe provat materiale, bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, disponohet si vijon: …
15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
16. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 11.12.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuaR.
