EMRAT/ Tjetër aksident tragjik në Divjakë, vajza humb kontrollin e makinës, humb jetën e ëma

Foto ilustruese

Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite në Divjakë, në të cilin ka humbur jetën një grua.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit tip “Opel”, Burbuqe Alcani, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rrugë, e si pasojë nëna e saj, Hasime, që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 3.01.2023 17:43