EMRAT/ SPAK godet grupin e strukturuar të mbjelljes së drogës në Krujë, 8 të arrestuar, 5 në kërkim

Tetë persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni të SPAK, BKH dhe Policisë së Shtetit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve.

Shtetasit Lavdërim (Lulzim) Alimani; Skënder Velja; Saba Shehi; Vait Taka; Asim Pulaci; Xhemal Zogu; Shkëlqim Ismaili dhe Ahmet Pulaci u arrestuan, ndërsa në kërkim janë shpallur, Bujar Sefa (Xaka); Haxhi Murati; Armand Dërvishi; Edison Xaka dhe Agron Asllanaj

Të lidhura

None found

SPAK bën me dije se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që ka kultivuar drogë gjatë vitit 2020 në zonën e Krujës, konkretisht në fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Njoftimi i policise

Policia e Shtetit
Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”. Megaoperacioni, nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës, pas një hetimi intensiv trevjeçar, të drejtuar nga SPAK.
Vihen në pranga 8 shtetas të cilët dyshohet se bashkëpunonin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve.
Në kuadër të këtij megaoperacioni, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, gjithashtu autorë të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Durrës, si rezultat i hetimeve intensive, proaktive, të zhvilluara për një periudhë trevjeçare, në drejtimin e SPAK, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas, konkretisht:
-L. (L.) A., 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
– S. V., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-S. Sh., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-V. T., 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. P., 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Xh. Z., 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Sh. I., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. P., 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:
-B. S. (X.), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-E. X., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. A., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-H. M., 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja” vijon, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking