EMRAT/ Shkelje në procedurat e tenderave dhe falsifikim, GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve dhe ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të pandehur, të cilët akuzoheshin për parregullsi në procedurat e prokurimeve publike dhe falsifikim dokumentesh.

Seanca përfundimtare u zhvillua më 23 korrik 2025, përpara trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, ndërsa procesi u ndoq sipas gjykimit të zakonshëm.

Nga vendimi i shpallur, shtatë të pandehur u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata vlerësoi se mungonin elementët e veprës penale në akuzat ndaj tyre. Ata janë: Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Arbër Troka, Almir Hoxhaj, Arjana Hasani, si dhe Simon Prendi – ky i fundit vetëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë, katër të tjerë u gjetën fajtorë për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike, sipas nenit 258 të Kodit Penal. Ata u dënuan me 6 muaj burgim, por dënimi iu pezullua, duke u zëvendësuar me 60 orë punë në interes publik, mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 1-vjeçare (për tre prej tyre).

Të dënuarit janë:

Simon Prendi (gjithashtu u shpall i pafajshëm për falsifikim dokumentesh)

Erdit Salillari

Sonila Qato

Gjykata vendosi që shpenzimet e procedurës t’i ngarkohen personave të shpallur fajtor, në mënyrë solidare.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve nga dita pasuese e shpalljes së tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Erdit Salillari, Sonila Qato, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Erjon Çela dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 52, datë 23.07.2025 vendosi:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Miranda SHKURTI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nikollaq MIHALI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Admir PAHUMI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale), pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Simon PRENDI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Simon PRENDI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

.Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit SALILLARI për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Erdit SALILLARI dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila QATO për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimit të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Sonila QATO dhe detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik, pa shpërblim, për një kohë prej 60 (gjashtëdhjetë) orësh, e cila do të përmbushet brenda afatit prej 6 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35, paragrafi 2, të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 1 (një) viti.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Arbër TROKA për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Almir HOXHAJ për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Arjana HASANI për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve deklaruar fajtorë, solidarisht.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.


Shtuar 23.07.2025 18:43