EMRAT/ Sherr me thika në Gramsh, 37-vjeçari sillet te Trauma: Policia arreston autorin

 

Një 37-vjeçar është qëlluar me thikë në Gramsh nga një 28 vjeçar, e për pasoja të plagëve të marra është dërguar në Spitalin e Traumës.

I plagosuri është identifikuar si Andi Dragoti, banues në fshtatin Narte, ndërsa autori është Feta Bezati.

Policia ka arritur të arrestoje autorin, ndërsa ende mbeten e paqartë motivi i sherri mes dy të rinjve.

Njoftimi nga policia

Gramsh

Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com