EMRAT/ Qeveria Rama emëron dy zëvendësministra në Ministrinë e Financave

Erjona Bejleri është zëvendësministria e re e emëruar në Ministrinë e Financave. Kjo është e dyta në postin e saj që emërohet në krye të kësaj detyre brenda një harku kohor të shkurtët.

Pak ditë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave u bë me dije se Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave.

Sakaq në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos lirimi nga detyra i Adela Xhemali, e cila ka mbajtur deri më tani postin e zv.ministres pranë Ministrisë së Financave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftim.


Shtuar 12.03.2025 16:13