EMRAT/ Policia e uellsit kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy vrasësve shqiptarë: 10 mijë paund shpërblim (FOTO LAJM)

Policia e uellsit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy shtetasve shqiptarë që dyshohet se janë përfshirë në një vrasje vitin e kaluar.

Shqiptarët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjne e Tomasz Waga, 23-vjeç, i cili u gjet i vrarë në Cardiff në 28 janar 2021.

Tomasz Waga

Elidon Elezi dhe Artan Palluci janë dy nga pesë personat e dyshuar për vrasjen e të riut.

Policia e Uellsit të Jugut ka publikuar një video ku i bën thirrje drejtpërdrejt komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj për të ndihmuar në gjetjen e të dy burrave, madje ofron deri në 10.000 £ paund shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Stuart Wales, nga ekipi i hetimeve të krimit të madh të Policisë së Uellsit të Jugut, thotë trupi i Tomasz Ëaga, që ishte sulmuar për vdekje u zbulua nga një anëtar i publikut rreth orës 23:30 të enjten e 28 janarit 2021 në Penylan të Cardiff.