Një sherr banal mes një polici (Shkëlqim Jahelezi) dhe një qytetari (Daniel Braçi) në Fier ka shkaktuar përdorimin e armëve dhe për pasojë plagosjen e të riut. Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes.
Pasi qëlloi me grusht, efektivi i policisë në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke plagosur 26-vjeçarin në këmbë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se personi i plagosu në Fier është me precedent kriminal.
Në 31 gusht 2019, pas 1 konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës, katër shtetas, shtetasi D.B., ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.
Njihet e si person problematik në fushën e konflikteve.
Kujtojmë që efektivi i policisë, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme, veprime të cilat po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyerjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për të shmangur konfliktin e interesit./albeu.com/