Pak pas mesnate, në Kuçovë, një 24-vjeçar banues në Tiranë, është plagosur me armë zjarri, pas një konflikti me 4 persona.
Pasi janë konfliktuar, autorët janë identifikuar si Ledio Serdari, Arben Tabaku, Vasil Prendi dhe Albion Thoma e kanë plagosur me armë dhe tashmë policia i ka shpallur në kërkim.
I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pasi mori mjekimin e parë në spitalin rajonal të Beratit, u transportua tek Trauma.
Mjekët në Berat thanë se ai ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.