Mesnatën e djeshme janë plagosur me armë zjarri dy të rinj në Tiranë, te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”.
Të plagosur kanë mbetur Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.
Të lidhura
None found
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./albeu.com
Enis Sanxhaku
Noa Mato
