Partia Socialiste, ka kërkuar nga Sekretariati i Etikës marrjen e masës disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pas kaosit të krijuar në Kuvend seancën e kaluar.
Emrat e deputetëve për të cilët kërkohet masë disiplinore:
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme në orën 13.00, për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancë.
Gjatë seancës së datës 6 Qershor, opozita thirri protestë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, si edhe shkaktoi tensione brenda në Kuvend, duke bllokuar foltoren.
Gjithashtu, deputeti Noka u përplas me Gardën, ndërsa u përjashtua nga Parlamenti, por nuk pranoi të largohej nga salla.
Emrat e deputetëve për të cilët kërkohet masë disiplinore:
Gaz Bardhi
Luan Baci
Flamur Noka
Edi Paloka
Ervin Salianji