EMRAT/ Nis ‘reformimi’ i prefekturave, Rama ‘pastron’ të vjetrit nga Vlora dhe Fieri! Emërohen prefektët e rinj

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të shkarkojë nga detyra prefektët e qarkut të Fierit dhe të Vlorës.

Përkatësisht është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko, i cili do të zëvendësohet nga Anduel Xhindi.

Gjithashtu nga detyra është liruar dhe prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesuri, detyrë e cila i është ngarkuar Evis Allushit.

Kujtojmë që në prezantimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Rama kritikoi ashpër prefektuar duke i cilësuar si fole që vetëm shpërndajnë paga. Kryeministri gjithashtu paralajmëroi dhe shkrirjen e tyre duke shktuar se nuk kanë asnjë impakt në shërbim të qytetarëve. Reformimin e tyre, Rama ia ngarkoi si detyrë parimore Ministrisë së Brendshme.