Emrat/ Morën peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha, SPAK lëshon 7 urdhër-arreste, në mesin e të arrestuarve edhe Tori Xheçuka

Në kuadër të operacionit të koduar “The debt”, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka lëshuar 7 urdhër-arreste të cilat 5 prej tyre janë ezkekutuar nga Policia e Tiranë, për personazhe të njohur të botës së krimit.

Për katër prej tyre është lëshuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, më konkretisht për shtetasit Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka, 36-vjeç, Aleksandër Osmani, 37-vjeç, Artan Pirraci, 50-vjeç, dhe Fredi Keta, 49-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërsa është lëshuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit Naim Qarri, 52-vjeç, Sajmir Kolaveri, 42-vjeç dhe Adem Metkola, 46-vjeç

Policia ka arrestuar vetëm shtetasit Aleksandër Osmani dhe Artan Pirraci, si dhe ka ekzekutuar masat “Arrest në shtëpi” për shtetasit Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

Ndërsa, Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka dhe Fredi Keta, janë shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë 35-vjeçarit Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Ervis Xhixha, është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.

Tori Xheçuka, alias Hektor Xheçuka, është një personazh i njohur i botës së krimit, pasi ishte shpallur edhe më herët në kërkim nga SPAK, teksa akuzohet si i përfshirë në disa vrasje.

Dyshohet se ai ndodhet në Dubai.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.


Shtuar 31.07.2024 10:11