EMRAT/ “Mbytën” Italinë me drogë, drejtësia “fundos” 2 shqiptarët dhe 3 bashkëpunëtorët italianë

Dy shtetas shqiptar dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre italianë kanë marrë dënimet përkatëse nga drejtësia italianë, pas akuzave të ngritura për trafik grogë.

Guardia di Finanza e Katanias, e deleguar nga Prokuroria Publike ka zbatuar pesë urdhër-arreste të lëshuara nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Katanias.

Tre italianët dhe dy shqiptarët janë dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve ushtarake.

Të pestë ishin arrestuar në kuadër të operacionit “Rosa dei Venti” të zhvilluar kundër një grupi kriminal të përbërë nga Catania dhe shqiptarë. Grupi ishte përgjegjës për trafikun e marijuanës të importuar nga Shqipëria me destinacion sheshet e farmacive të Katanias, Siracusës dhe Raguzës.

Tre shtetasit italianë të dënuar janë Angelo Busacca, Antonino Riela dhe Vincenzo Spampinato. Ndërsa shqiptarët e dënuar janë  Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj.

Hetimet nga Guardia di Finanza çuan në sekuestrimin e rreth 3.5 ton marjiuanë, automatikë kallashnikov dhe arrestimin në flagrancë të 24 korrierëve të drogës.

Hetimet e mëpasshme me policinë shqiptare dhe Interpolin bënë të mundur konstatimin e një trafiku të 4 tonëve drogë të tjera.

Sulaj u dënua me 8 vjet burg, Busacca me 6 vjet e 10 muaj burgim, Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim, Spampinato u dënua me 9 vjet burg.

Kujtojmë se shumë shtetas shqiptarë në Itali kanë rënë në prangat e policisë atje, për përfshirje në vepra të ndryshme penale./albeu.com/