EMRAT/ Mbyllet votimi, zbuloni kush do të jenë 4 sekretarët e PD për 4 vitet e ardhshme

Këshilli i ri Kombëtar ka miratuar sekretarët e PD-së për katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Kështu, Ervin Minarolli, i cili deri tani ka mbajtur sekretarinë e burimeve njerëzore, tani më do të marrë sekretarinë e organizimit, post i cili mbahej nga Sahit Dollapi që u largua pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, sekretar i burimeve njerëzore është bërë Arta Sakja.

Një vëmendje të veçantë Basha duket se do t’i japë organizimit dixhital. Kreu i PD-së i ka besuar anëtarit të Kryesisë, Endri Hasa, sekretarinë e organizimit dixhital. Po ashtu, Basha duket se do të jetë në të njëjtin hap me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që është zotuar që në zgjedhjet e ardhshme të mundësojë votimin e emigrantëve. E për të pasur marrëdhënie më të forta me diasporën, Basha i ka besuar Belind Këlliçit sekretarinë për marrëdhëniet me Diasporën.

Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore. Ndërkaq, po ashtu për të pasur adresim më të mirë të çështjeve të pronave dhe të përndjekurve, Basha ka vendosur të krijojë dy sekretari përkatëse. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia, shkruan Panorama.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa


Shtuar 30.08.2021 18:32