EMRAT/ Mbledhja e Kryesisë së PD-së, miratohet grupi i punës për komunikimin digjital

Grupi i punës për komunikimin digjital është miratuar gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. Grupi i punës do të fokusohet tek zhvillimi digjital, duke përfshirë aksesi në listat online, komunikimi digjital mes degëve dhe qendrës dhe ndërtimi i platformave për informimin dhe komunikimin me qytetarët/anëtarët brenda dhe jashtë vendit.

Mësohet se emrat e përfshirë në grupin e punës janë: Ervin Minarolli, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Besart Xhaferri, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Grigels Muçollari.


Shtuar 16.03.2026 23:33

Tags: ,