EMRAT/ Kultivuan kanabis, arrestohen tre persona në Mat, procedohet kryetari i fshatit

Tre persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shoqëruar në kuadër të operacionit “Kreshta të pastra” në Mat.

Të arrestuarit, Vlash Stojani, Pashk Stojani dhe Jani Gjergji dyshohen se kishin kultivuar 341 bimë kanabisi.

Në gjendje të lirë janë proceduar kryetari i fshatit Stojan, Gjevalin Brukaj dhe një inspektor i shërbimit pyjor, Mehill Dekagjini.

Njoftimi i policisë:

Në kuader te fazes 6 të operacionit policor antikanabis te koduar “Kreshta të pastra”, u arrestuan autorët dyshuar të kultivimit të 341 bimëve narkotike:
Vlash Stojani , Pashk Stojani dhe Jani Gjergji.

U proceduan ne gjendje te lirë: Gjevalin Brukaj (kryetar fshatit Stojan), dhe Mehill Dekagjini (inspektor i sherbimit pyjor)

 


Shtuar 24.08.2023 11:22