EMRAT/ Identifikohen dy turistët italianë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

Janë identifdikuar dy turistët italianë që humbën jetën në saj të aksidentit tragjik në Sarandë.

Bëhet fjalë për Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Ata u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

Dy adoleshentët që ishin në makinë mbetën të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 


Shtuar 24.08.2023 11:44