Tre autorët e dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik kanë rënë në prangat e policisë.
Bëhet fjalë Bekim Gurraj, Amir Shabaj dhe Admir Shabaj, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur një muaj më parë.
“U kapën dhe u ndaluan shtetasit, Bekim Gurraj, Amir Shabaj dhe Admir Shabaj. Ndalimi i tyre u bë sepse këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë hyrë në bankë dhe kanë marrë shuma parash. Autorët kanë përdorur dy armë zjarri dhe një automjet Golf 3. Pas grabitjes e kanë djegur automjetin në rrugë.. Dhe më pas kanë ndaluar një rrugë një person dhe i kanë marrë makinën. Pas ngjarjes armët i kanë hedhur në ujë. Pas kontrolleve është gjetur arma kallashnikov dhe vazhdon kërkim për armën tjetër. Në banesën e Bekim Gurrajt janë gjetur dy radio marrëse si ato të policisë, bluzë dhe kapele si ato të policisë si dhe veshjet e përdorura nga ai disa ditë më parë gjatë survejimit në ambientin e jashtëm të bankës. Ndërsa në banesën e shtetasit Albin Shabaj u gjet dhe sekuestruar 9 kg kanabis dhe për këtë u arrestuan vëllezërit Shabaj dhe babai i tyre”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shkodrës.
Grabitja me armë ndodhi mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja).
Kujtojmë se autorëve ju desh vetëm 7 minuta që të arrinin të grabisnin paratë./albeu.com/