Dy persona të plagosur janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës.
Mësohet se të plagosurit janë babë e bir ku ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Bëhet fjalë për Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali Albion Braushi 30 vjeç, të cilët sipas policisë janë plagosur nga dhëndri i tyre.
Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole.”
Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.
Ende nuk dihet shkaku i këtyre plagosjeve ndërkohë policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Njoftim policie:
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./albeu.com