Janë mësuar emrat e avokatëve që do të përfaqësojnë ish-kryeministrin Berisha në procesin gjyqësor të ditës së sotme.
Bëhet fjalë për Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati.
Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja. Ndaj Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites. Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.
GJKKO, vendosi sot dy emrat e sipërcituar. “Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am.”, thuhej në njoftimin e djeshëm të GJKKO-së.