EMRAT/ Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, reagon policia: 3 viktima dhe 4 të plagosur

Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Urës së Gjoricës”, kanë ndërruar jetë 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Viktima janë identifikuar si Murat, Kujtim dhe Lulzime Istrefi, pjesë e një familjeje,  ndërsa të plagosurit janë, Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi

Në reagimin e saj, policia njofton se të plagosurit kanë qenë pasagjerë në automjete.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit../albeu.com


Shtuar 4.01.2023 19:37