EMRAT/ Aksident në Bulqizë, makina bie në greminë, dy të lënduar rëndë

Një aksident ka ndodhur sot në Bulqizë, përgjatë Rrugës së Arbrit. Mësohet se rrugën e fshatit Smollik një mjet ka rënë në greminë dhe janë lënduar rëndë dy persona.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se makina ka dalë nga rruga dhe se të lënduar rëndë janë; Jeton Tola 44 vjeç (drejtues mjeti) dhe Orgito Tola 18 vjeç (pasagjer).

Policia dhe dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ku pritet që të lënduarit të dërgohen në spitalin e Bulqizës, por terreni i vështirë e bën të vështirë punën./albeu.com

 


Shtuar 9.01.2023 18:38